Rrëzohet nga shkallët, plagoset minatori në Bulqizë

Kronikë e zezë

Rrëzohet nga shkallët, plagoset minatori në Bulqizë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:18
Ilustrim

Një minator ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Bulqizë.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Dibrës, e cila sqaron se në ambientet e brendshme të një galerie kromi, në zonën e Krastës,  H.P, rreth 27 vjeç, banues në Bulqizë, duke ngjitur shkallët për tu futur në furrnelin e galerisë, i kanë rrëshqitur duart nga shkallët ku për pasojë është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa lidhur me këtë ngjarja, policia bën me dije grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat