Gjendet pas tre ditësh trupi i pajetë i punëtorit të zhdukur në Valbonë, ja shkaku i vdekjes

Kronikë e zezë

Gjendet pas tre ditësh trupi i pajetë i punëtorit të zhdukur në Valbonë, ja shkaku i vdekjes

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 15:21
Valbonë

Është gjetur pas tre ditësh trupi i pajetë i një 35-vjeçari nga Bajram Curri, i cili punonte si punëtor i mirëmbajtjes së rrugës në Valbonë.

Më 16 dhjetor të këtij viti, gjatë pushimit të drekës,  ai ishte larguar për të mbushur ujë të pijshëm tek burimi në afërsi të lumit të Valbonës, dhe nuk është kthyer më.

Forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë në bashkëpunim me familjarët dhe banorët e zonës, në vijim kërkimeve për gjetjen e shtetasit G.Z., ku dyshohet se është mbytur në lumin Valbonë, afër ish Turizmit, sot, më datë 19.12.2017, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit G.Z., 35 vjeç, banues në Bajram-Curri, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur Quku i Dunishës, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë për nxjerrjen e trupit të viktimës, për shkak të thellësisë dhe prurjeve të mëdha të lumit, kanë ardhur në ndihmë dhe shërbimet e zjarrfikëses së qytetit, ku u bë e mundur nxjerra trupit të viktimës.

Trupi i pajetë, po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore

Më datë 16.12.2017, në Valbonë, duke qenë punëtor në një firmë për mirëmbajtjen e rrugës, gjatë kohës së pushimit të drekës, ky shtetas është larguar për të mbushur ujë të pijshëm tek burimi në afërsi të lumit të Valbonës, dhe nuk është kthyer më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat