Gjyqtari dënohet me një vit burg, mori ryshfet 2 mijë euro

Kronikë e zezë

Gjyqtari dënohet me një vit burg, mori ryshfet 2 mijë euro

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, në rastin e të akuzuarit M.P., për shkak të veprës penale: “Marrja e ryshfetit” pasi që i njëjti ishte liruar nga akuza, është ndryshuar.

Kjo gjykatë  të akuzuarin e  shpallë fajtor  sepse në vitin 2012,  si gjyqtar pranë Gjykatës Komunale në Gjilan, ka kërkuar nga pala e dëmtuar, e pastaj edhe pranuar, një shumë të hollash prej 2 mijë eurove,  për të kryer një veprim të cilin është dashur ta kryej, në kuadër të autorizimeve të tij zyrtare.

Andaj, Gjykata e Apelit me aplikimin e dispozitave të neneve 41 dhe nenit 46 të KPRK-së, të akuzuarit i shqipton dënimin me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 07.11.2012 e gjer më 04.12.2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat