Gjykata pranon kërkesën: Nazer Seiti do të ekstradohet

Kronikë e zezë

Gjykata pranon kërkesën: Nazer Seiti do të ekstradohet

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 13:07
Nazer Seiti ne Gjykate

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Nazer Seitit, i njohur si financier i grupit Habilaj.

Ekstradimi është kërkuar edhe nga vetë Seiti pasi ai nëpërmjet avokatit të tij është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Por ndaj tij ka edhe një mase sigurie nga Krimet e Rënda e cila mund të pengojë ekstradimin e Seitit drejt Italisë.

Prokuroria e Katanias e cilëson këtë të fundit si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionimin e grupit “Habilaj” në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat