Aksident me 4 të plagosur në Prrenjas, krijohet trafik

Kronikë e zezë

Aksident me 4 të plagosur në Prrenjas, krijohet trafik

Më: 1 janar 2018 Në ora: 14:06
Prrenjas

Një aksident rrugor ku u përplasën tre automjete, ndodhi më 1 janar të këtij viti të ri në aksin Prrenjas –Qafë Thanë, në fshatin Rrajcë-Fushë. Për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Policia sqaron se, automjeti tip "Benz" me targa  AA  871 BI që drejtohej  nga B.Sh., 34 vjeç është  përplasur me  një  automjet me targa AA 035 SK që drejtohej  nga F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një  mjet me targa AA 563 MS që  drejtohej  nga A.Sh.

Si  pasojë  janë  aksidentuar  katër  personat:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip "Benz" me targa AA 871 BI  dhe  bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i  mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, se të  katërt shtetasit janë  dërguar për ndihmë mjekësore në  spital  dhe  ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi  hetimor po  punon për  përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më poshtë fotot:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat