Policia konfiskon drogë në burgun e Dubravës

Kronikë e zezë

Policia konfiskon drogë në burgun e Dubravës

Nga: A.S Më: 2 janar 2018 Në ora: 12:34
Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se një të burgosuri në Dubravë, i janë konfiskuar tetë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike.

“Burgu i Dubravës 01.01.2018-13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili ishte i burgosur ka qëndruar për vikend në shtëpi. Gjatë kthimit për vuajtje te dënimit tek i  dyshuari gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese  najloni të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat