Vetura godet 15-vjeçaren në zebra

Kronikë e zezë

Vetura godet 15-vjeçaren në zebra

Më: 2 janar 2018 Në ora: 19:25
Ilustrim

Një vajzë rreth 15-vjeç është goditur nga një veturë në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.

Aksidenti  ka ndodhur rreth orës 18:00 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe autoambulanca.

Burimet brenda policisë kanë thënë se viktima nuk ka pësuar lëndime të rënda ndërsa aksidenti ka ndodhur në vendkalim për këmbësor.

“Policia është duke u marrë me rastin, fatmirësisht aksidenti kaloi pa lëndime të rënda të viktimës. Tani po intervistohet ngasësi i veturës “Mercedes 190” dhe varësisht prej vendimit të prokurorit do të ndërmerren edhe hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë një zyrtar policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat