Identifikohet i plagosuri në Lezhë, Policia shpall në kërkim autorin - Bota Sot
Identifikohet i plagosuri në Lezhë, Policia shpall në kërkim autorin

Kronikë e zezë

E diel, 22 prill 2018

Identifikohet i plagosuri në Lezhë, Policia shpall në kërkim autorin

Më: 3 janar 2018 Në ora: 13:19
Policia e Lezhës

Policia e Lezhës ka identifikuar të plagosurin në Lezhë; ai quhet Vilson Zefi, 32 vjeç, banues në qytet. Po ashtu, ka identifikuar edhe autorin, i cili e ka qëlluar me pistoletë në këmbë dhe për të cilin ka nisur kërkimin.  

Ja ngjarja sipas Policisë së Lezhës:

Informacion paraprak Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test