Policia konfiskon 47 kg drogë, gjashtë të arrestuar

Kronikë e zezë

Policia konfiskon 47 kg drogë, gjashtë të arrestuar

Më: 4 janar 2018 Në ora: 12:07
Droga e konfiskuar

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe lagjen Matiqan ka gjetur dhe konfiskuar 47 kg e 115 gramë marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.

Gjatë operacionit policor  janë arrestuar gjashtë të dyshuar:

J.M. (1945), B.B. (1988), A.L. (1995), I.B. (1980), B.F. (1978) dhe F.S. (1985), të gjithë meshkuj të kombësisë shqiptare.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat