Narkotikë e para të konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

Kronikë e zezë

Narkotikë e para të konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

Më: 19 janar 2018 Në ora: 20:11
Narkotikë e para të konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut gjatë një operacioni anti-drogë të Policisë së Kosovës para pak çastesh.

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë ne Mitrovicën Veriore në bashkëpunim ne DHNT nga Mitrovica Jugore pas një hetimi paraprak në lidhje me shitjen e substancave narkotike me urdhër të gjyqtarit te procedurës paraprake ka bërë kontroll në një shtëpi në Mitrovicën e veriut janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e dedikuar për shitje.

Bëhet fjalë për 222 paketime te gatshme për shitje.

Gjithashtu gjatë operacionit janë konfiskuar para dhe një bllok me shënime në të cilin të dyshuarit kanë mbajtur të shkruar personat blerës të narkotikëve

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat