Plagosje me armë zjarri në Drenas

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Drenas

Më: 19 janar 2018 Në ora: 23:08
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Drenas.

Viktima ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.

“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Policia’, tha Ahmeti.

Ndërkaq edhe arma që dyshohet të jetë përdorë në rast është konfiskuar nga Policia e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat