Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Breslac të Gjilanit, pasi që gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një pasaportë e Republikës së Shqipërisë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.