Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

Nga: Bota Sot Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 11:15
KEK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e punëtorit të KEK-ut.

Në njoftimin e PK-së, thuhet se viktima gjersa ka qenë duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e  ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion”, ka thënë PK-ja./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat