Aksident i rëndë në Krujë, treni tërheq zvarrë makinën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Krujë, treni tërheq zvarrë makinën

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 18:14
Ilustrim

Një 21-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi automjeti ku ai udhëtonte u tërhoq zvarrë nga një tren.

 Aksidenti i rëndë ndodhi sot në Gramës të Krujës. treni ka përplasur automjetin që kalonte përmes shinave, duke e marrë zvarrë përreth 100 metra.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari që udhëtonte i vetëm. Ai është transportuar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat