Ekzekutimi i Devi Kasmit në Tiranë, nga ish oficeri i forcave speciale greke, ka nxjerrë në pah një atentat të frikshëm mafioz.
Ndërkohë, të tjera pamje nga vrasja janë bërë publike ditën e sotme.
Viedoja e kqapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, tregojnë një person duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.
Në pamjet e siguruara “Gazeta Shqiptare” shihet Mario Meshini teksa largohet me motorin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit.
Dyshimet u ngritën për Meshinin pas mesazhit që ai i kishte dërguar Kasmit, ku i kërkonte që të takoheshin, para se të qëllohej me armë zjarri për vdekje.
Ditën e djeshme gjykata vendosi për Mario Meshinin masën e sigurisë arrest me burg.