Fshehën drogën nën pantollona, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Kronikë e zezë

Fshehën drogën nën pantollona, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njejti kishte fshehur një sasi të marihuanës nën pantallona.

E.H i lindur në vitin 1981, u arrestua në pikën kufitare në Vërmicë pasi siç mëson media, policia i gjeti 1130 gram marihuanë të llojit “çokollatë”. Përveç tij, në stacionin e policisë është shoqëruar edhe personi tjetër S.C, i cili ishte në veturë me të dyshuarin.

E.H është dërguar në ndalim për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në PKK Vërmicë, në hyrje gjatë kontrollit të një makine me targa të Shqipërisë, një personi E.H. d.l 1981 shtetas i Shqipërisë i është gjetur një sasi lënde narkotike. I njëjti me vendim të Prokurorit është derguar në ndalim për 48 orë. Po ashtu është ndaluar edhe shtetasi i Shqipërisë S.C. d.l 1983 i cili ishte në makinë me të dyshuarin e parë”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat