Vlorë, i zhdukur prej dy ditësh gjendet i vdekur 82 vjeçari

Kronikë e zezë

Vlorë, i zhdukur prej dy ditësh gjendet i vdekur 82 vjeçari

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Vlorë

Gjendet i pajetë një përson në Vlorë.  Ai eshtë gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Xhuerinë të Vlorës në lumin Shushicë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, më datë 07.02.2018, rreth orës 10:20 , në afërsi të fshatit Xhuerinë, Vlorë, në lumin Shushicë, është gjetur i mbytur e i pa jetë, shtetasi V.D., 82 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi prej datës 05.02.2018, rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat