Kapet grabitësi i një banke në Kërçovë, i dyshuar për gjashtë raste të ngjashme

Kronikë e zezë

Kapet grabitësi i një banke në Kërçovë, i dyshuar për gjashtë raste të ngjashme

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:19
Ilustrim

Dje më datë 06.02.2018 rreth orës 14:00 u kap një person që kreu një grabitje të armatosur në zyrat e bankës “Sparkasse” në rrugën “Janko Mihajlloski” në Kërcovë.

Nga ana e policisë janë marrë masa dhe në një kohë të shkurtër është kapur personi me iniciale C.D. (34 vjecarë) nga fshati Livadhi e Strugës.

Në momentin e arrestimit, struganit iu gjetën paratë e vjedhura dhe pistoleta e përdorur për grabitjen.

Pas bisedës me të dyshuarin, u kuptua se personi në fjalë është përgjegjës edhe i gjashtë grabitjeve të ndryshme.

Gjatë kryerjes së këtyre veprave penale, C.D. në mënyrë të paligjshme ka përfituar një vlerë monetare prej rreth 1.200.000 denarëve, ose rreth 20 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat