19 vjeçarja masakrohet me thika në Milano, arrestohet autori... - Bota Sot
19 vjeçarja masakrohet me thika në Milano, arrestohet autori...

Kronikë e zezë

E enjte, 22 shkurt 2018

19 vjeçarja masakrohet me thika në Milano, arrestohet autori...

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 23:29
Jessica Valentina Faoro

Një 19-vjeçare, e identifikuar si Jessica Valentina Faoro, u qëllua për vdekje me thikë në Milano të Italisë. Agjentët e policisë e gjetën 19-vjeçaren në një apartament në Brioschi të Milanos.

Vajza jetonte në shtëpi me një çift, ku punonte si pastruese. Pronari 39-vjeçar Alessandro Garlaschi, u arrestua për vrasje. Ai punonte si shofer tramvaje.

Nga dyshimet e policisë italiane mendohet se 39-vjeçari ka pritur që gruaja e tij të largohet nga shtëpia, në mënyrë që të ngacmonte 19-vjeçaren, duke hasur refuzimin e saj.

 Ditët e fundit sipas disa dëshmitarëve, 39-vjeçari dhe vajza u panë duke ecur bashkë në një kopësht të zonës.

Gruaja e Garlaschi-t  u mor në pyetje nga policia.

Mediat italiane shkruajnë se nuk dihet ende nëse ajo ishte e pranishme në shtëpi në momentin e vrasjes.

“Je përbindësh, i mallkuar, shpresoj të kalbesh në burg”, i janë drejtuar banorët e pallatit 39-vjeçarit të arrestuar, ndërsa ishte në prangat e policisë.

Banorët e zonës e kanë përshkruar 39-vjeçarin dhe gruan e tij si të dyshimtë dhe jetonin në atë zonë prej pak kohësh.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test