Masakruan shqiptarin, i copëtuan trupin. Gjykata dënon dy shokët

Kronikë e zezë

Masakruan shqiptarin, i copëtuan trupin. Gjykata dënon dy shokët

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Ilustrim

I shpetojnë burgut perjete dhe denohen me nga 24 vite burgim dy te rinjte, qe vrane shqiptarin 22-vjecar Xhuliano Brahimllarit, me origjinë nga Dukasi i Fierit, i cili u gjet i masakruar në një qytet të Belgjikës, në Koekelberg.

Mediat vendase shkrujane se vendimi u mor nga gjykata ne Bruksel pasditen e djehsme, duke denuar shtetasit Vincent De Bruycker dhe Denis Nikolovska me 24 vjet burgim.

Avokati Jean-Marie Mawet kishte kërkuar burgim të përjetshëm për dy të rinjtë ne akuze, por trupi gjykues mori parasysh dy rrethanat lehtësuese të deklaruara nga avokatët mbrojtës: mungesa e një procesi penal dhe mosha e re e palëve fajtore.

Dy te rinjte, akuzohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin vbrane me hanxhar dhe e copetuan studentin shquptar, me te cilin kishin pasur miqesi me heret.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi ne qershor te vitit 2015, në Koekelberg. Nderkohe qe trupi i tij i copetuar u gjet ne 9 qershor te po atij viti.

Ai u zbulua nga punëtorët komunalë te zones gjate nje procesi rutine pune. Kujtojme se me heret familjare te Xhuliano Brahimllarit kishin kerkuar ndihme, pasi e deklaruan te zhdukur.

Hetimet zbuluan me tej se dy autoret e kishin planifikuar vrasjen makabre. Ata e vrane dhe me pas e copetuan, duke i shperndare pjeset per te zhdukur gjurmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat