Dy femra dhe një mashkull janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Sipas Policisë, është bërë bastisja e banesës e të dyshuarit mashkull, ku janë gjetur nëntë paketime në peshë 15.229 gremë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.