Policia sekuestron dy armë në Poslisht të Prizrenit

Kronikë e zezë

Policia sekuestron dy armë në Poslisht të Prizrenit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 13:43
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka sekuestruar dy armë në fshatin Poslisht të Komunës së Prizrenit gjatë të hënës.

“Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren e kanë ftuar për intervistë një të dyshuar nga fshati Poslisht pasi që më parë ishin siguruar informacione të besueshme se i dyshuari posedonte një armë zjarri”.

“Gjatë intervistës, i dyshuari ka treguar se është në posedim të një kallashnikovi me dy karikatorë dhe një pistolete “Ekol Special 99”  jo funksionale”, njofton policia.

“Armët janë sekuestruar nga krim teknikët ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat