Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Prizrenit, i cili ka rrahur të ëmën e tij, e cila gjendej në vendin e punës.
Gjatë kontrollimit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 4.77 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.