Aksident në Kavajë, i riu përplas me makinën nënën dhe fëmijën 2 vjeç

Kronikë e zezë

Aksident në Kavajë, i riu përplas me makinën nënën dhe fëmijën 2 vjeç

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:13
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në afërsi të plazhit të Golemit.

Shtetasi I.M, 31 vjeç e cili ishte edhe drejtuesi i mjetit ka përplasur një grua me vajzën e mitur. Gruaja dhe vajza e saj 2 vjeç u dërguan menjëherë në spital ku morën mjekimin e nevojshme dhe u larguan për në banesën e tyre, e ndërsa i riu është arrestuar.

“Më datë 18.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.M, vjeç 31, banues në Kavajë, pasi në plazhin e Golemit, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësoren L.SH, vjeç 35, banuese në Golem, dhe vajzën e mitur vjeç 2 të cilat pas mjekimit në spital, u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat