Hajdutët vjedhin telat e transformatorit, fshati në Tiranë pa energji elektrike

Kronikë e zezë

Hajdutët vjedhin telat e transformatorit, fshati në Tiranë pa energji elektrike

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 20:04
Ilustrim

OSHEE ka bërë me dije këtë mbrëmje se fshati Picallë pranë Selitës nuk ka energji elektrike pasi persona ende të  paidentifikuar kanë vjedhur bobinat e bakrit (dyshohet për skrap) të transformatorit në kabinë.

Mësohet se OSHEE ka bërë denoncim në polici.

Për shkak të terrenit, është i vështirë rikuperimi në kohë i demit, duke bërë kështu që të ngelen pa drita 24 abonentë të fshatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat