Arrestohen tre persona për ‘vjedhje të rëndë’ - Bota Sot
Arrestohen tre persona për ‘vjedhje të rëndë’

Kronikë e zezë

E mërkurë, 19 shtator 2018

Arrestohen tre persona për ‘vjedhje të rëndë’

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:59
Ilustrim

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ishte raportuar se në zonën banuese në tuneline parë në Mitrovicë,  në një dyqan kishte ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’.

Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku nga  shikimi i vendit të ngjarjes dhe të dhënave të para të siguruara hetimet ishin orientuar në identifikimin e një veture që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Bashkërendimi i njësive policore në kërkim të veturës së dyshuar ka rezultuar që  pas 20 minutave, në rrugën “Ramandan Kelemendi” në Mitrovicë, të identifikohet dhe të ndalohet vetura në të cilën ndodheshin tre personat e dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe  në veturë në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, dy thika, një maskë, një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan”, ka njoftuar Zyra për Informim e PK-së, DRP-Mitrovicë.

Ndaj të dyshuarve A.P.,19 vjeçar, B.H., 18 vjeçar dhe E.S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u  është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tëcilëve është  ngritur  kallëzim penal për veprën  penale ‘vjedhje e rëndë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test