Në Prizren sekuestrohen dy armë

Kronikë e zezë

Në Prizren sekuestrohen dy armë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Policia e Rajonit të Prizrenit sot, në dy raste, ka sekuestruar dy pistoleta.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 01: 00 të mesnatës në fshatin Korishë. Një patrullë policore në rrugët e fshatit e kishte ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin dy persona dhe në trastën e pasagjerit, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur me pesë fishekë.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Shaban Binaku”. Sipas raportit të policies, një i mitur e kishte rrahur me shkop një të mitur tjetër. Gjatë intervistës me viktimën, hetuesit kanë siguruar informacione se i njëjti posedon një armë ilegale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të miturit, në frigorifer është gjetur një pistoletë e llojit “Blow mini mod 2003” e cila është sekuestruar në cilësi të provës materiale.

Për të dy rastet është iniciuar procedura penale ndërsa i dyshuari i parë ndalët në masën e arrestit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat