Një femër e moshës rreth 42-vjeçare ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Gjilan. E ndjera ka kërcyer nga kati i pesë i ndërtesës ku jetonte. Policia këtë rast po e cilëson si vetëvrasje
Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 një grua e lindur në vitin 1975 nga Gjilani ia ka marrë jetën vetes duke kërcyer nga kati i pesë i ndërtesës ku ajo jetonte tash e një kohë. Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, policia rajonale në Gjilan ka marrë informatë për dyshimet se një grua, viti i lindjes 1975, ka kërcyer nga kati i pestë i një ndërtese. Në momentin e rënies, rreth vendit të ngjarjes nuk ka qenë askush. Policia dhe ekipet tjera emergjente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vetëvrasje”, ka thënë Hashani.
Trupi i 42-vjeçares është dërguar për obduksion. Ndërkohë që prokuroria e shtetit po e heton rastin.