Plagoset shqiptari në Itali, në luftë me vdekjen

Kronikë e zezë

Plagoset shqiptari në Itali, në luftë me vdekjen

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 22:28
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në komunën Busto Garolfo, në Milano.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, i cili është qëlluar me një plumb në bark.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pas plagosjes ka mundur të shkojë në një bar, ku edhe ka kërkuar ndihmë.

Ai është dërguar në spital, ku mësohet se është në luftë me vdekjen.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se shqiptari është qëlluar me armë nga makinë në lëvizje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat