Aksidenti tragjik në Maminas, flet nëna e Elena Avdillarit

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Maminas, flet nëna e Elena Avdillarit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përcillet në banesën e fundit, Elena Avdillari, 23-vjeçarja, vajza e cila vdiq mbrëmë bashkë me taksistin në aksidentin e rëndë të Maminasit.

Varrimi i 23-vjeçares u bë në orën 15:00 në Sharrë ndërsa ka folur e ëma e vajzës, Rozafa Glloka.

“Vajza shkonte herë pas here në Itali, punonte me disa shoqe atje, nuk ishte hera e parë që shkonte. Ishte e martuar por jetonte te ne (te prindërit). Goca ime ishte e mira e shokëve, e keqja e vetes. I vinte keq për të gjithë, na ndihmonte se jemi keq financiarisht. Vajza kishte me vete 600 euro dhe garancinë për udhëtimin. Nuk e di çfarë problemi pati që nuk u nis në Itali. Lajmin e vdekjes e mësova nga shoqet e saj në Itali”, ka pohuar për mediat nëna e Elenës, duke iu lutur medieve mos i publikojnë pamje të saj video nga rrëfimi.

Më shumë mbi ngjarjen:

Sipas hetimeve të para të prokurorisë, të dyja makinat e përfshira në aksident ishin me shpejtësi, por më të lartë e kishte Benz-i që përplasi nga pas taksinë, ku humbën jetën taksisti Bujar Agalliu 60 vjeç dhe pasagjerja e tij, Elena Avduallri 23 vjeçe. Sipas prokurorisë mjetet kishin distancë mes tyre 600-800 metra, por Benzi po ecte me shpejtësi më të lartë dhe e ka goditur nga pas mjetin taksi, pranë një karburanti.

Po ashtu, është sqaruar se Benzi ishte në pronësi me dokumente të Dardan Gjekajt nga Shkodra, por ky i fundit ia kishte shitur në janar Fatjon Zhaporjas 34 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat