Arrest me burg për pronarin e kontejnerit ku u gjetën 613 kg kokainë - Bota Sot
Arrest me burg për pronarin e kontejnerit ku u gjetën 613 kg kokainë

Kronikë e zezë

E hënë, 24 shtator 2018

Arrest me burg për pronarin e kontejnerit ku u gjetën 613 kg kokainë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:20
Pamje nga kontejneret e mbushur me kokaine

Ditën e sotme Prokuroria për Krimet e Rënda i kërkoi gjykatës masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Arbër Çekajn, pronar e firmës “Arbri Garden”.

Çekaj është porositësi i konteinerit me banane, ku u kapën edhe 613 kilogramë kokainë të ardhur nga Kolumbia.

Ditën e djeshme u zbulua se firma “Arbri Garden ” në arkivën e policisë ekuadoriane ka një operacion i nëntorit të vitit 2015-të, ku janë kapur 93 kg kokainë, që kishte si destinacion Shqipërinë dhe që ishte porositur nga e njëjta firmë.

Si në rastin e fundit, edhe gati para 3 vitesh droga ishte fshehur në një kontenier me banane. Policia shqiptare dhe prokuroria kanë pranuar se janë vënë në dijeni nga autoritetet ekuadoriane për këtë rast dhe nisën hetimet, por pasi do të merrej në pyetje, çështja ndaj kompanisë “Arbri Garden ” do të pushohej.

Sipas statistikave të tregtisë globale që analizohen nga kompania “ Panjiva ” me seli në Nju Jork, “Arbri Garden” ka marrë në dorëzim 97 dërgesa nga vendet e Amerikës Latine.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test