U paraqit si punëtor i KEK’ut, 20-vjeçari në Fushë-Kosovë përdhunon 70-vjeçaren

Kronikë e zezë

U paraqit si punëtor i KEK’ut, 20-vjeçari në Fushë-Kosovë përdhunon 70-vjeçaren

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:31
Ilustrim

Një 20-vjeçar është akuzuar këto ditë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për përdhunimin e një 70-vjeçareje.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, në Komunën e Fushë-Kosovës.

I akuzuari me inicialet, A.H., bazuar në aktakuzën që e posedojn mediat është i nacionalitetit shqiptar dhe me status i martuar.

Dyshohet se më datën 6 tetor të vitit të kaluar, rreth orës 19:00 është futur në shtëpinë e 70-vjeçes (emër i njohur për redaksinë) në Fushë-Kosovë dhe është prezantuar si punëtor i KEK-ut.

I ka thënë të moshuarës se ka ardhur për të shikuar orën e rrymës. Pasi është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë, është futur në dhomë e dëmtuara dhe është afruar te dera që të shikojë se çfarë ishte duke bërë i riu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat