24 orët e fundit në trafik: Dy të vdekur, 17 aksidente me persona të lënduar

Kronikë e zezë

24 orët e fundit në trafik: Dy të vdekur, 17 aksidente me persona të lënduar

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vetëm gjatë ditës së premtë si pasojë e aksidenteve kanë vdekur dy persona.

Përderisa kanë ndodhur 39 aksidente, prej këtyre, 17 kanë përfunduar me persona të lënduar, njofton policia.

Dje në fshatin fshatin Grac të Lipjanit ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni.Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjepëruese ka pësuar vozitësi i veturës.

"Ndërsa vozitësi i kamionit pas tretmanit mjekësor është liruar”, njofton policia përmes raportit 24 orësh. 

Ndërsa, dje ka ndërruar jetë një femër e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, e njejta ishte aksidentuar në Kaçanik gjatë ditës së enjtë.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat