Një sasi e madhe droge janë kapur në Korçë, ku në pranga është vënë një person.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë sekuestruar 686 kilogramë kanabis sativa në një shtëpi në Bulgarec të Korçës.
Ndërsa pronari i banesës 45-vjeçari me inicialet K. G., i ka ikur policisë, duke u shpallur në kërkim.