Arrratisje si në filma, Policia ndjek shqiptarin me armë dhe makinë të blinduar

Kronikë e zezë

Arrratisje si në filma, Policia ndjek shqiptarin me armë dhe makinë të blinduar

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:37
Policia shqiptare

Një aksion si në filma është realizuar nga policia e Lushnjës dhe Forcat e ndërhyrjes së shpejtë për arrestimin e një 37 vjeçari pasi udhëtonte me armë dhe nuk i është bindur thirrjes për të ndaluar.

Në pranga përfundoi Julian Sulo, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Policia e qytetit në bashkëpunim me FNSH Fier bënë të mundur arrestimin e tij duke sekuestruar edhe një armë zjarri tip "Grand Power" dhe një krëhër me 15 fishekë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, shtetasi Julian Sulo duke udhëtuar me mjetin tip B.M.V të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Policia iu vu në ndjekje shtetasit të lartëpërmendur i cili pasi braktis makinën, hedh armën që mbante në mjet dhe largohet me vrap në rrugicat e qytetit. Falë veprimeve të shpejta të policisë së Lushnjes dhe FNSH Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në lagjen "18 Tetori", Lushnje",sqaron policia.

Në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip "Grand Poëer" Q 100, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit publik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat