Nxënësi nga Suhareka shkon me armë në shkollë

Kronikë e zezë

Nxënësi nga Suhareka shkon me armë në shkollë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka sekuestruar një armë të një nxënësi të shkollës së mesme të ulët “Naum Veqilharxhi” në Krushicë, i cili po shkonte në klasë me të.

Fillimisht drejtori i shkollës e ka lajmëruar nxënësin te prindërit e nxënësit, të cilët e kanë marr armën në shtëpi.

Pas një jave, policia ka shkuar te shtëpia e nxënësit, ku prindërit kanë dorëzuar pastaj armën me 23 fishekë.

Lexoni njoftimin e plotë:

Dje, Policia e Suharekës ka shkuar në fshatin Mohlan për ta sekuestruar një armë ilegale tek një i dyshuar pasi kishin rrjedhur informacione të cilat bënin me dije se me datën 16 mars, një nxënës i Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Naum Veqilharxhi”  në Krushicë kishte bartur me vete një pistoletë të llojit CZ M-67 me pesë fishekë. Sipas hetuesve që janë marrë me hetimin e rastit thuhet se: pasi drejtori i shkollës ka kuptuar për armën e ka thirr prindin e nxënësit dhe të  njëjtën ia ka dorëzuar me ç’ rast prindi armën e ka marrë me vete në shtëpi.

Ndërkaq, pas një jave, pasi që policët i kanë trokitur në derë për ta kërkuar armën, i dyshuari  në mënyrë “vullnetare” e ka dorëzuar të njëjtën me 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti procedohet sipas procedurës së rregullt ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë për secilin që është i përfshirë në rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat