Një 55 vjeçare është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në Tiranë.
Ngjarja është shënuar sot rreth orës 14:30 minutë në rrugën "Daniel Ndreka".
Gruaja e identifikuar me inicialet F.D ka gjetur vdekjen e menjëhershme informon policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.