Elbasan, gjendet në ujërat e Shkumbinit trupi i pajetë i një personi

Kronikë e zezë

Elbasan, gjendet në ujërat e Shkumbinit trupi i pajetë i një personi

Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

Trupi i një personi të pajetë u gjet nga kalimtarët në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Mengël të Elbasanit.

Viktima dyshohet të jetë shtetasi Ali Tota, nga fshati Spathar i Librazhdit, pasi 55-vjeçari dyshohet se ra në ujërat e lumit Shkumbin rreth 8 ditë më parë.

Aktualisht viktima është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit, për t’u bërë verifikimi i plotë, por edhe autopsia mbi shkaqet e vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat