24 aksidente për 24 orë

Kronikë e zezë

24 aksidente për 24 orë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 24 aksidente trafiku prej të cilave 10 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 14 të tjera me dëme materiale

Ndërsa ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 927 gjoba kundërvajtëse.

Derisa ka arrestuar tre persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme

Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara ndërsa sipas policisë për të njëjtat është njoftuar prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, në mbajtje janë dërguar dy ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat