Falsifikuan prokurën, arrestohen dy persona, emrat

Kronikë e zezë

Falsifikuan prokurën, arrestohen dy persona, emrat

Më: 28 mars 2018 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Janë vënë më pranga nga krimi ekonomik në kryeqytet pasi kanë fallsifikuar një prokurë të posaçme. Dy personat akuzohen për fallsifikim.

Në njftimin e policisë thuhte se: Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi më sukses i operacionit “Prokura”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

- E. B, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

- F. Sh, 48 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të shtetases G.Sh., me profesion Notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësiperm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat