Mitrovicë, sulm me predhë ndaj një makine

Kronikë e zezë

Mitrovicë, sulm me predhë ndaj një makine

Më: 28 mars 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Policia e Kosovës bënë të ditur se në qytetin e Mitrovicës është sulmuar një makinë me predhë.

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur nga të shtëna me armë zjarri dhe me gurë, i është dëmtuar automjeti dhe dy lokale të tij duke iu thyer xhamat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të predhës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat