25-vjeçari vlonjat përplas me makinë të moshuarin

Kronikë e zezë

25-vjeçari vlonjat përplas me makinë të moshuarin

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Një 25-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës pasi aksidentoi një këmbësor.

Jonito.K., 25 vjeç, u vu në pranga pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka goditur këmbësorin F.Sh., 78 vjeç. I moshuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia thotë se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat