Gjendet një person i vdekur në Novobërdë

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në Novobërdë

Nga: Bota sot Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Novobërdë, ka gjetur një serb pa shenja jete.

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në fshatin Tirincë.

“Në oborrin e një shtëpie të pabanuar është gjetur pa shenja jete një mashkull K/Serb. Njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat