Policia jep detaje për punëtorin që ra nga kati i shtatë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për punëtorin që ra nga kati i shtatë në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për punëtorin, i cili dje ka rënë nga kati i shtatë i banesës në rrugën “B” në Prishtinë.

Siç ka njoftuar PK-ja, rasti ka ndodhur aksidentalisht, derisa viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rr. B, Prishtinë 31.03.2018 – 08:00. Një mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke punuar në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat