Transportonte sirianë drejt Malit të Zi, arrestohet 29 vjeçari

Kronikë e zezë

Transportonte sirianë drejt Malit të Zi, arrestohet 29 vjeçari

Më: 2 prill 2018 Në ora: 11:33
Policia e gjirokastrës

Serish të arrestuar për problemin e kalimeve dhe transportit të klandestinëve nëpër territorin shqiptar. Nga policia e gjirokastrës është arrestuar një shtetas pasi është kapur duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Malit të ZI.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Nga Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në teritorin shqiptar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrëstimi në flagrancë i shtetasit :

 Rinor Thaçi 29 vjeç, banues në Tiranë, (për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit" parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal), pasi:

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke transportuar me automjetin e tij në drejtim të Shkodrës me destinacion Malin e Zi dhe më pas një nga vendet e BE-së, pesë shtetas të huaj sirianë, kundrejt fitimit.

Materialet në ngarkim të ketij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat