Një i Arrestuar për Aksidentin e Punëtorit që Ra nga Kati i 7-të i Objektit

Kronikë e zezë

Një i Arrestuar për Aksidentin e Punëtorit që Ra nga Kati i 7-të i Objektit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 13:32
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në lidhje me rastin e aksidentit në vendin e punës të një punëtori të ndërtimtarisë, i cili pardje ra nga kati i 7-të i objektit ku punonte ndërsa dje vdiq në QKUK.

ipas raportit të Policisë, si i dyshuar është arrestuar një person i gjinisë mashkullore dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Media raportoi për rastin në të cilin njëpunëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga kati i shtatë i objektit ku punonte si dhe për vdekjen e tij një ditë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat