Maqedoni, vitin e kaluar jetën e kanë humbur 34 këmbësorë, 5 çiklistë dhe 7 motoçiklistë

Kronikë e zezë

Maqedoni, vitin e kaluar jetën e kanë humbur 34 këmbësorë, 5 çiklistë dhe 7 motoçiklistë

Më: 4 prill 2018 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Në vitin 2017, në rrugët e Republikës së Maqedonisë, jetën e kanë humbur 34 këmbësorë, pesë çiklistë dhe shtatë motoçiklistë, thonë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve.

Numri i çiklistëve dhe motoçiklistëve të cilët e humbin jetën është ulur për 50 për qind në krahasim me vitin 2016, ndërsa numri i këmbësorëve të cilët kanë humbur jetën është i njëjtë. Në bazë të këtyre treguesve, vitin e kaluar kategoritë e rrezikuara pjesëmarrës në trafik, objektiv i kësaj fushate, kanë marrë pjesë me 30 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat