Konfiskohet një armë gjysmë automatike në Hajvali

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë gjysmë automatike në Hajvali

Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:49
Një pushkë gjysmë automatike

Sot në ora 10:20, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e: Një pushkë gjysmë automatike.

Ndërkohë që policia ka gjetur  dhe sekuestruar armën e sipër cekur, ndaj të dyshuarit;  A. V,  mashkull, 30 vjeç,  është iniciuar rasti për veprën penale , mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë për t’u proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat