Vrau 25-vjeçarin në Tropojë, arrestohet autori. Policia gjatë kontrollit i gjen dhe…

Kronikë e zezë

Vrau 25-vjeçarin në Tropojë, arrestohet autori. Policia gjatë kontrollit i gjen dhe…

Më: 7 prill 2018 Në ora: 01:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku pas një konflikti për arsye banale, ka mbetur i vrarë një 25 vjeçar.

Sipas njoftimi të policisë ka mbetur i vrarë shtetasi me inicialet R.A., 25 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri automatik nga shtetasi me inicialet S.R., 23 vjeç, pas një konflikti për shkaqe banale.

Autori i krimit është arrestuar nga policia në Qafë-Luzhë. Gjatë kontrollit këtij shtetasit ju gjetë dhe sekuestrua arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori.

Shtetasi Safet Rizaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi për arrestimin: 

Tropojë.

Policia arreston në kohë reale autorin e ngjarjes së ndodhur orë më parë ku mbeti i vrarë shtetasi R.A.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit;

– Safet Rizaj, 23 vjeç, banues në fshatin Luzhë.

Gjatë kontrollit këtij shtetasit ju gjetë dhe sekuestrua arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori.

Shtetasi Safet Rizaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat