Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorët – një grua shtatzënë

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorët – një grua shtatzënë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Aksident i rëndë në Kodër të Trimave, vetura ka dalë nga korsia dhe ka goditur këmbësorët në stacion – njëra nga të aksidentuarat ishte grua shtatzënë

Një aksident sapo ka ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ku vetura ka dalë nga korsia. Kështu thonë dëshmitarët e rastit. Vetura goditi këmbësorët që ishin në stacion.

Sipas dëshmitarëve të rastit, tre këmbësorë që ishin në stacion u lënduan dhe njëra nga ta ishte grua shtatzënë.

Këmbësorët besohet se janë dy meshkuj dhe gruaja shtatzënë.

Policia deri tani ishin të pa qasshëm për të marrë detaje rreth këtij aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur 100 metra larg stacionit nr.3 të Policisë së Kosovës në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Sipas fotografive, policia dhe dy automjete të ambulancës janë në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat